THIRRJEN PËR PRAKTIKË NË PUNË/TRAJNIM NË PUNË ME PAGESË PËR 50 TË RINJ
ZYRA E CARE INTERNATIONAL NË KOSOVË LANSON THIRRJEN PËR PRAKTIKË NË PUNË/TRAJNIM NË PUNË ME PAGESË PËR 50 TË RINJ Data e publikimit: 21.03.2023 …
Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë
Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në disavantazh në vendimarrje, në komunitetet lokale dhe në nivelin qendror, nëpërmjet: ngritjes së kapaciteteve/ngritjes së vetëdijes në të drejtat e njeriut dhe aktivizëm; mentorimin e grupeve rinore për përfshirje në proceset vendimarrëse lokale dhe qendrore; veprimeve rinore lokale për të përmirësuar pozitën e të rinjve në disavantazh
Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve të margjinalizuar, në veçanti të vajzave të reja, përmes zhvillimit të aftësive dhe përfshirjes në nisma vullnetare. Aktivitetet do të përfshijnë fushata informuese, trajnime për zhvillimin e aftësive për punësim (rritjen e punësimit të të rinjve përmes trajnimeve, praktikave dhe aktiviteteve të mbështetura për sipërmarrës të rinjë), mbështetje për vullnetarizmin në mesin e të rinjve në disavantazh nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.
Nxitja e dialogut demokratik mes të rinjve të Kosovës, i nxitur përmes ndërgjegjësimit dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformimit, nëpërmjet: rritjes së vetëdijes dhe organizimit të debateve; shkëmbimit mes moshatarëve; dhe përfshirjes në diskutimet e vazhdueshme të udhëhequra nga të rinjtë në Kosovë.
CARE punon në mbarë globin për të shpëtuar jetë, për të mposhtur varfërinë dhe për të arritur drejtësinë sociale. Ne kërkojmë një botë me shpresë, tolerancë dhe drejtësi sociale, ku varfëria është kapërcyer dhe të gjithë njerëzit jetojnë me dinjitet dhe siguri. Zyra në Kosovë është pjesë e CARE Balkans.
CARE është një lider global në një lëvizje mbarëbotërore të dedikuar për t’i dhënë fund varfërisë. Ne jemi të njohur kudo për përkushtimin e palëkundur ndaj dinjitetit të njerëzve.
Misioni ynë është t’u shërbejmë individëve dhe familjeve në komunitetet më të varfëra në botë. Duke marrë forcë nga diversiteti, burimet dhe përvoja jonë globale, ne promovojmë zgjidhje inovative dhe jemi avokatë të përgjegjësisë globale.
Ne kërkojmë një botë shprese, tolerance dhe drejtësie sociale, ku varfëria është kapërcyer dhe njerëzit jetojnë me dinjitet dhe siguri.
Ne i vendosim gratë dhe vajzat në qendër sepse e dimë se nuk mund ta kapërcejmë varfërinë derisa të gjithë njerëzit të kenë të drejta dhe mundësi të barabarta.
Ky angazhim për vlerat themelore përshkruan kush jemi ne, çfarë bëjmë dhe si e bëjmë atë. I pasqyron vlerat tona kryesore të TRANSFORMIMIT, INTEGRITETIT, DIVERSITETIT, EKSELENCЁS, dhe BARAZISЁ të cilat shërbejnë si bazë për gjithçka që bëjmë.
CARE International Balkans mbështet me €40,000 pesë biznese dhe organizata joqeveritare të udhëhequra nga të rinjtë; CARE Deutschland e.V. zyra në Kosovë dhe Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës …
ZYRA E CARE INTERNATIONAL NË KOSOVË LANSON THIRRJEN PËR PRAKTIKË NË PUNË/TRAJNIM NË PUNË ME PAGESË PËR 50 TË RINJ Data e publikimit: 21.03.2023 …
CARE në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP, mbajti tri ditë trajnim për aftësitë e buta në Gjakovë. Me datat 14, 15 dhe 16 mars …
THIRRJE PËR VEPRIME LOKALE PËR: Përmirësimi i Pozitës së të Rinjve të Pafavorizuar dhe Pjesëmarrja e tyre Shtyhet afati për aplikim deri me: 26 Shkurt 2023 Kjo Thirrje për Veprime …
Në mes të datave 13 dhe 16 shkurt 2023, CARE International në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP organizoj tri ditë trajnim për Zhvillimin e …
Sot me datë 3 shkurt, ekipi i Projektit KYP pati inaugurimin e Veprimit Lokal të parë “Pengesa në Rrugë” me ç’rast u promovua siguria e trafikut afër shkollës ndaj nxënësve në Rahovec. Pjesëmarrës në këtë event për të treguar mbështetjen e tyre ishin …