CARE Deutschland e.V. Zyra në Kosovë në kuadër të Projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP
shpall:
Thirrje për Aplikime
Mbështetje për Aktivitetet Sipërmarrëse të të Rinjve
Udhëzues për aplikantët për nën-grante
Kjo thirrje për aplikim ka për qëllim mbështetjen financiare për Aktivitetet Sipërmarrëse të të Rinjve në pronësi të personave juridikë: njësi biznesi të regjistruara dhe/ose organizata joqeveritare (OJQ).
Kjo thirrje për aplikim është shpallur për dhënien e fondeve në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë në partneritet me organizatën lokale SHL-Kosova. CARE Deutschland e.V. i është dhënë një kontratë e grantit në kuadër të thirrjes për propozime: Komisioni Evropian (Lot 2 – Demokracia Pjesëmarrëse, Angazhimi i të Rinjve), që synon të ndihmojë të rinjtë e pafavorizuar, mobilizimin në vendimmarrje, vullnetarizmin dhe punësueshmërinë.
Ky komponent i skemës së Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT) është projektuar posaçërisht për aktivitete sipërmarrëse që angazhojnë të rinjtë dhe synon të mbështesë aktivitetet krijuese sipërmarrëse të të rinjve dhe/ose ide të ngjashme të biznesit që promovojnë inovacionin. Aktivitetet sipërmarrëse të të rinjve janë të pranueshëm për MFPT vetëm nëse janë në pronësi të personave juridikë të regjistruar zyrtarisht: biznese të regjistruara ose organizata joqeveritare – OJQ, që aplikojnë me një plan biznesi të realizueshëm, i cili demonstron kreativitet, inovacion dhe pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të të rinjve.
Aplikantët e kualifikuar
- Bizneset e regjistruara zyrtarisht të udhëhequra nga të rinjtë (18 – 29 vjeç) dhe/ose
- OJQ-të e regjistruara zyrtarisht që punojnë në fushat e avancimit të rolit të shoqërisë civile për drejtësinë sociale, pjesëmarrjen, të drejtat e njeriut, kulturën, mjedisin dhe mediat me të dhëna të demonstruara të projekteve të mëparshme me të rinjtë në komunitetet lokale dhe përvojë në bashkëpunim me institucionet lokale; që aplikojnë me një ide të biznesit duke angazhuar drejtpërdrejt të rinjtë.
Aplikantët e pakualifikuar
- Individët
- Subjektet joformale
LLOJET E AKTIVITETEVE SIPËRMARRËSE QË DO TË MBËSHTETEN
Thirrja do të mbështesë sipërmarrjet/startupet inovative, të cilat fokusohen në një ose më shumë nga fushat e mëposhtme:
- Ofrimin i shërbimeve që promovojnë të rinjtë, mobilizimin dhe të drejtat e njeriut
- Teknologjitë digjitale
- Prodhimin kreativ (artet, veprat artizanale)
- Sipërmarrjen sociale të të rinjve
- Teknologjitë e qëndrueshme dhe të gjelbra
- Aktivitetet tregtare kulturore/artistike
- Aktivitetet mediatike me komponent komercial.
Përveç fizibilitetit dhe qëndrueshmërisë, të gjitha aktivitetet sipërmarrëse të mbështetura duhet të shpjegojnë pikat në vijim:
- Si do të krijojë punësim për të rinjtë projekti i propozuar
- Si do të kontribuojë projekti i propozuar në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të aplikantit
Projekti do të mbështesë deri në 5 aktivitete sipërmarrëse nga biznese të regjistruara dhe/ose OJQ, me një shumë mesatare të grantit prej 8,000 euro.
Afati kohor
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në periudhën gusht – tetor 2022. Nënshkrimi i kontratës për përfituesit e përzgjedhur përfundimisht pritet në tetor 2022.
Mbulimi gjeografik
Grantet do të ofrohen për subjektet formale: OJQ-të/bizneset e udhëhequra nga të rinjtë të regjistruara dhe që operojnë në këto komuna: Deçan, Fushë Kosovë, Junik, Gjakovë, Pejë, Rahovec, Obiliq dhe Suharekë. Projekti KYP do të përpiqet të arrijë një shpërndarje proporcionale të nën-granteve për secilën komunë të synuar; megjithatë, shpërndarja e mbështetjes financiare do të ndikohet edhe nga cilësia e aplikimeve të pranuara.
PROCEDURAT E PARAQITJES SË APLIKIMIT
Aplikimet do të dorëzohen përmes Formularit të Aplikimit të zhvilluar nga projekti, në cilëndo nga gjuhët e mëposhtme: shqip, serbisht dhe anglisht. Aplikanti nuk mund të dorëzojë më shumë se një aplikim. Aplikimi i plotë duhet të dorëzohet në mënyrë elektronike në emailin në vijim: [email protected] jo më vonë se më 25 gusht 2022. Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- Formularin e aplikimit (Shtojca 1)
- Formularin e buxhetit (Shtojca 2)
- Dokumentin e regjistrimit të biznesit për aplikimin e biznesit, certifikatën e regjistrimit të OJQ-ve, të lëshuar nga Departamenti për OJQ-të; dhe Certifikatën e Numrit Fiskal/UNI.
- Pasqyra e qarkullimit total vjetor nga ATK për bizneset ekzistuese dhe certifikata që vërteton se biznesi dhe/ose OJQ-ja nuk ka borxh ndaj ATK-së (jo më e vjetër se 3 muaj).
Kërkesë për sqarime/Informacione të mëtejshme: Aplikantët mund të dorëzojnë kërkesat e tyre për sqarime deri më 19 gusht 2022 në orën 16:00, në emailin: [email protected].
Më poshtë mund të gjeni format për aplikim: