THIRRJE PËR VEPRIME LOKALE

Projekti Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP

Zbatuar nga CARE International dhe SHL – Kosova

Shpall:

THIRRJE PËR VEPRIME LOKALE PËR: Përmirësimi i Pozitës së të Rinjve të Pafavorizuar dhe Pjesëmarrja e tyre

Data e thirrjes: 30 nëntor 2022                                         Afati i fundit për aplikm: 14 dhjetor 2022

Kjo Thirrje për Veprime Lokale është lëshuar në kuadër të skemës së Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT) për ta përmirësuar pozitën e të rinjve të pafavorizuar, për ta rritur përfshirjen e të rinjve dhe për ta rritur ndërgjegjësimin e përgjithshëm mbi domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së të rinjve.

Thirrja për aplikime shpallet për veprimet lokale që do të kualifikohen për financim nëse organizohen ose nga organizata formale rinore bazë ose grupe joformale dhe me një plan veprimi të qartë dhe të realizueshëm. Veprimet lokale organizohen në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga CARE, Zyra në Kosovë në partneritet me organizatën lokale SHL-Kosova. CARE Deutschland e.V. i është dhënë kontrata e grantit në kuadër të thirrjes për propozime: Komisioni Evropian (Loti 2 – Demokracia me pjesëmarrje, angazhimi i të rinjve), e cila synon t’i ndihmojë të rinjtë e pafavorizuar, mobilizimin në vendimmarrje, vullnetarizmin dhe punësueshmërinë.

Objektivi i thirrjes: Veprimet Lokale

Si një masë shtesë për rritjen e vizibilitetit të përgjithshëm të të rinjve dhe ndërgjegjësimin për statusin dhe nevojat e tyre specifike brenda komuniteteve lokale, grupet joformale rinore të formuara në kuadër të projektit do të inkurajohen të planifikojnë dhe zbatojnë veprime lokale të cilat do ta theksojnë aktivizmin e tyre. Projekti KYP do t’i mbështesë deri në 15 veprime lokale, duke përfshirë deri në 1000 të rinj nga komunat/rajonet e synuara. Përmes veprimeve lokale që do të organizohen, komunitetet do të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë dhe përfitimet nga pjesëmarrja më e lartë e të rinjve në jetën shoqërore.

Thirrja për veprim lokal në kuadër të projektit KYP për vitet 2022 – 2023 do t’i mbështesë veprimet lokale me shumën prej përafërsisht 1000 euro për secilin dhe do t’i mbulojnë komunën e Rahovecit. Kohëzgjatja e zbatimit të plotë të çdo veprimi lokal të mbështetur nuk do të kalojë një muaj në total.

  • Pse Thirrje për Veprime Lokale?

Veprimet lokale duhet t’i drejtohen popullatës së përgjithshme, duke u përpjekur ta përmirësojnë kuptimin e përgjithshëm të problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Kosovë dhe të krijojnë një mjedis më mundësues për pjesëmarrjen sociale të të rinjve.

  • Çfarë është një Veprim Lokal?

Veprimi lokal është një plan veprimi bazë afatshkurtër ose afatmesëm, i orientuar për t’i adresuar çështjet më urgjente në qytetin, komunitetin ose zonën ku bëni pjesë. Nëpërmjet veprimeve lokale, të rinjtë duhet të demonstrojnë dhe të përcjellin një mesazh të fortë për audiencën më të gjerë, bashkëmoshatarët e tyre dhe institucionet e nivelit lokal, duke rritur ndërgjegjësimin për vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë në komunitete të caktuara.

Udhëzimet dhe kriteret për aplikim

Kjo thirrje është dizajnuar posaçërisht për të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç në mënyrë specifike, por pa u kufizuar; prioritet do t’u jepet të rinjve që kanë marrë njohuri të reja nga trajnimi 2-ditor mbi Ngritjen e Kapaciteteve për të Drejtat e Njeriut, Përfaqësimin, Avokimin, Aktivizmin dhe Mobilizimin e Rinisë nga zonat rurale dhe qytetet e vogla mbi mobilizimin dhe aktivizimin e të rinjve. Veprimet lokale duhet t’i drejtohen popullatës së përgjithshme, duke u përpjekur të përmirësojnë një kuptim të përgjithshëm të problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Kosovë dhe të krijojnë një mjedis më mundësues për pjesëmarrjen sociale të të rinjve.

Veprimet lokale (a) do të jenë të kualifikueshme për financim nëse organizohen ose nga organizata formale rinore bazë, ose grupe joformale dhe me një plan veprimi të qartë dhe të realizueshëm.

Aktivitetet që do të mbështeten duhet:

  • të tregojnë qartë angazhimin e të rinjve dhe avokimin për një çështje të veçantë të të rinjve në komunitet.
  • t’i identifikojnë dhe përshkruajnë rezultatet dhe ndikimin
  • të tregojnë qartë ndikimin dhe deri në çfarë mase do të jenë përmirësuar njerëzit/rinia (shërbimi X).

Llojet e Aktiviteteve që do të mbështeten (por pa u kufizuar):

  • organizimi i tubimeve publike,
  • ngjarje promovuese,
  • fushata mediatike lokale,
  • debate publike,
  • iniciativat avokuese me angazhimin e të rinjve,
  • iniciativat e orientuara drejt veprimit të cilat shfaqin qartë ndryshimet në mjedisin jetësor të të rinjve;
  • paraqitjet e të ftuarve në manifestime lokale, etj.

Kualifikueshmëria e kostos

Kostoja e paraqitur do të lidhet tërësisht me veprimin dhe do të shërbejë vetëm për atë qëllim. Çdo aplikant duhet të paraqesë një buxhet të qartë dhe me kosto efektive. Të gjitha shpenzimet duhet të jenë të liruara nga TVSH.

Rezultatet e pjesëmarrjes së të rinjve të Kosovës

  •  Dakordimi për planin e punës dhe takimet me institucionet në nivel lokal dhe qendror.
  •  Koordinimi me personin përgjegjës lidhur me temat bazuar në raportin nga Trajnimi për Ngritjen e Kapaciteteve dhe të dhënat nga pjesëmarrësit.
  •  Koordinimi me personin përgjegjës gjatë gjithë aktivitetit lokal.
  •  Monitorimi i progresit të veprimit lokal.
  •  Sigurimi i mbështetjes logjistike kur është e mundur për realizimin e detyrës së veprimit lokal.

E drejta e autorit dhe pronësia

Të gjitha produktet nga këto aktivitete janë pronë e projektit CARE/KYP.

Kriteret për aplikimit

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë aplikacionin e tyre përmes emailit: linda.simitciu@kyp-ks.com dhe cc: gjylymser.nallbani@care.org jo më vonë se 14.12.2022. Aplikacionet mund të dorëzohen në gjuhën shqipe, serbe ose angleze. Dy dokumentet e kërkuara që duhet të dorëzohen brenda afatit janë:

  1. Plani i Veprimit (Shtojca 1)
  2. Plani buxhetor (Shtojca 2)
  3. Grupet joformale duhet të dorëzojnë CV-të dhe letërnjoftimet e personave të përfshirë

Këshilla për një aplikim të fortë

  • Mund të inkorporoni një komponent artistik
  • Demonstroni sa dhe si do t’i angazhoni të rinjtë
  • Artikuloni angazhimin e zyrtarëve dhe institucioneve të nivelit lokalë

Procesi i përzgjedhjes

Veprimet lokale do të rishikohen dhe vlerësohen nga anëtarët e Komisionit Përzgjedhës të Projektit, i përbërë nga përfaqësuesit e CARE dhe SHL-Kosova. Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor 2022.

Përzgjedhja do të bazohet në grupin e kritereve të mëposhtme:

  • Rëndësia me objektivat e projektit si dhe zhvillimet e fundit në komunën e synuar (maksimumi 30 pikë).
  • Cilësia e Veprimit Lokal të propozuar: (qartësia dhe realizueshmëria e planeve të veprimit/veprimit lokal me angazhimin e të rinjve) (maksimumi 30 pikë).
  • Buxheti i propozuar, efikasiteti i kostos: (janë kostot e justifikueshme dhe përputhen me kërkesat e veprimit lokal) (maksimumi 20 pikë).
  • Në përputhje me ligjet aktuale dhe angazhon miratimin (lejen) nga autoritetet vendore (maksimumi 20 pikë).

Afati kohor

Aktiviteti Data
Thirrja për aplikim, e lëshuar 30 nëntor 2022
Pyetje për sqarim me email 9 dhjetor 2022
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve 14 dhjetor 2022
Shpallja e aplikantëve të përzgjedhur për financim 16 dhjetor 2022
Fillimi i zbatimit të Veprimeve Lokale 19 dhjetor 2022 – 19 janar 2023
Raportimi 03 shkurt 2023

Aplikacionet e pakompletuara dhe/ose aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Aplikimi do të konsiderohet i pakompletuar nëse dy dokumentet nuk dorëzohen siç kërkohet. Aplikantët mund të dorëzojnë kërkesat e tyre për sqarime deri më 9 dhjetor 2022 në orën 16:00, përmes emailit në adresën: linda.simitciu@kyp-ks.com dhe cc: gjylymser.nallbani@care.org

TË GJITHA DOKUMENTAT PËR APLIKIM MUND TI GJENI KËTU.

THIRRJE PËR VEPRIME LOKALE.

Plani i Veprimit (Shtojca 1)

Plani buxhetor (Shtojca 2)