Ekipi i Projektit KYP takohet me Drejtoritë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Zyrat e Punësimit në Tetë Komuna

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës- KYP i cili financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancohet nga CARE Deutschland e.V., ekipi i projektit ka zhvilluar takime me përfaqësues të Drejtorive të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DKRS) dhe me Zyrat e Punësimit (ZP) në tetë komunat e synuara në projekt: Deçan, Fushë Kosovë, Gjakovë, Junik, Obiliq, Pejë, Rahovec dhe Suharekë.

Institucionet lokale janë njoftuar me objektivat e projektit KYP si dhe me ta është diskutuar mbi modalitetet e bashkëpunimit me qëllim që të rinjtë e komunave përkatëse të përfitojnë nga projekti KYP.  Të rinjtë nga komunat e targetuara me projekt do kenë mundësi të përfitojnë nga komponentat kryesore si në vijim:

  • Rritjen e pjesëmarrjes në vendimarrje si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror.
  • Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve, në veçanti të rejat nga komunat përkatëse, nëpërmjet zhvillimit të shkathtësive të buta, trajnimit dhe përfshirjes në nisma vullnetare.
  • Nxitja e dialogut demokratik në mes të rinjve të Kosovës përmes rritjes së vetëdijes për promovimin e barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformatave.

Në takim palët janë zotuar që të bashkëpunojnë me qëllim të arritjes së objektivave të projektit KYP duke konsideruar si me shumë interes të tilla aktivitete. Poashtu, në takim palët ranë dakord që të bashkëpunojnë për të arritur objektivat nga të cilat të përfitojnë qytetarët e komunave përkatëse.

Ky lajm është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e CARE International, Zyra në Kosovë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

#KosovoYouthParticipation

#YouthIsDifference

#CAREBalkans