CARE International, Zyra në Kosovë takohet me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës

Sot, më 1 qershor, me qëllim të diskutimit dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve që ndërlidhen me punësimin e të rinjve në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” ekipi i projektit u mirëpritë në takim nga U.D. Drejtore Gjenerale e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Jehona Rexha. Pjesëmarrëse në takim nga ekipi i CARE International, zyra në Kosovë ishin Menaxherja e Projektit, Merita Bytyçi Kelmendi dhe Zyrtarja për Grante, Gjylymser Nallbani.

Gjatë takimit u shpalosen detajet e aktiviteteve të cilat do të ofrojnë mundësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale të të rinjve të grupmoshave (18 – 25) dhe punës praktike 6-mujore me pagesë në bizneset private në tetë komunat e targetuara në projekt.

Aktivitetet e projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” ndër të tjera kanë për synim që të zhvillojnë aftësitë e punësimit përmes trajnimeve dhe programeve të praktikës të cilat do të organizohen në bashkëpunim me bizneset lokale private të cilat operojnë në tetë komunat target. Për më tepër projekti nuk limitohet në ofrimin e këtyre mundësive, mirëpo, njëkohësisht do të jetë burim prej të cilit do të mësohet më shumë mbi vlerën dhe rëndësinë e vullnetarizmit që të rinjtë të punojnë për një shoqëri gjithëpërfshirëse.

Ndër të tjera znj. Rexha tregoj për mundësitë që Agjencioni i Republikës së Kosovës për Punësim ofron për të rinjtë që regjistrohen si punëkërkues kështu duke i përgatitur ata profesionalisht për tregun e punës.

Projekti “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” zbatohet nga CARE International, Zyra në Kosovë në partneritet me SHL-Kosova (SHL-K), financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ky lajm është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e CARE International, Zyra në Kosovë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.