Tetë Grupe Avokuese janë krijuar në kuadër të projektit KYP

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP gjatë muajit qershor, ekipi i projektit bashkë me partnerin implementues SHL-Kosova  kanë mbajtur tetë: Sesione Informuese mbi mundësitë e projektit për të rinjtë në disavantazh,  në komunat e targetuara me projekt: Deçan, Fushë Kosovë, Gjakovë, Junik, Obiliq, Pejë, Rahovec dhe Suharekë.

Qëllimi i këtyre sesioneve ishte që të rinjtë e moshave (15 – 25) vjeç të informohen mbi mundësitë që projektit do të ofroj për secilin/en prej tyre, përkatësisht, për të rritur përfshirjen e tyre aktive në vendimmarrje dhe kapaciteteve profesionale. Sesionet informuese u organizuan në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët komunal dhe organizatat joqeveritare rinore lokale dhe të njëjtat u mbajtën në hapësirat e sallave të asambleve komunale.

 

 

 

 

 

 

Takimet me të rinjtë patën për qëllim krijimin e grupeve rinore të cilët/at do të jenë të përfshirë aktivisht përgjatë gjithë projektit. Projekti do të përmirësojë njohuritë e të rinjve nga zonat rurale të zgjedhura dhe qytetet e vogla në çështjet si të drejtat e njeriut, përfaqësimi, aktivizmi, mobilizimi i rinisë dhe teknikat e avokimit me angazhimin e ekspertëve të fushave. Të gjitha këto do të kenë zbatim praktik nëpërmjet nismave të avokimit ndaj autoriteteve dhe institucioneve, për përmirësimin e pozitës së të rinjve dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në vendim-marrjen në nivel lokal dhe qendror.

Për më tepër projekti do të punojë drejt rritjes së shkathtësive profesionale për punësim dhe aktivizimin e të rinjve për angazhim social dhe do të zhvilloj njohuritë e tyre mbi dialogun ndër-kulturor, parandalimin e dezinformimit dhe përforcimin e stereotipeve gjinore dhe/ose etnike.

Projekti “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” zbatohet nga CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë në partneritet me SHL-Kosova (SHL-K), financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ky lajm është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e CARE Deutschland e.V., Zyra në Kosovë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.