SHL-Kosova me CARE në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës po organizon për të dytën herë Kongresin Kombëtar të të Rinjve të Kosovës

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që realizohet nga CARE Deutschland e.V. me organizaten partnere SHL-Kosova në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës do të organizohet debat me temën: Mediat Sociale- po e ndihmojnë apo e dëmtojnë demokracinë?

Tema: Mediat Sociale po e ndihmojnë apo e dëmtojnë demokracinë?

Lokaconi: Kino Lumbardhi, Prizren

Data/koha: 25.04.2023 nga 11:00 – 14:00

Rreth projektit KYP:

Objektivi i përgjithshëm i Projektit KYP është të mbështesë të rinjtë me më pak mundësi, veçanërisht gratë e reja, nga zonat rurale dhe qytetet e vogla të Kosovës, në mënyrë që të krijohen perspektiva shtesë për rritjen e pjesëmarrjes së tyre sociale dhe ekonomike. Objektivat specifike të projektit janë: të rrisë pjesëmarrjen demokratike, angazhimin qytetar dhe përfshirjen sociale të të rinjve me më pak mundësi, të margjinalizuar dhe/ose me aftësi të ndryshme, veçanërisht të grave. Projekti fokusohet në tre komponentë kryesorë:

  • Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve të pafavorizuar në vendimmarrje, në komunitetet lokale dhe në nivelin qendror.
  • Rritja e angazhimit dhe punësimit të të rinjve të pafavorizuar, në veçanti të grave të reja, përmes zhvillimit të aftësive dhe përfshirjes në iniciativat vullnetare.
  • Nxitja e dialogut demokratik mes të rinjve kosovarë, përmes rritjes së ndërgjegjësimit dhe promovimit të barazisë gjinore, solidaritetit, marrëdhënieve ndërkulturore dhe kundër stereotipeve dhe dezinformimit.

Pjesëmarrësit:

Përmes një diskutimi të hapur, do të mbledhim një gamë të gjerë të akterëve kryesor që ndërlidhen me dinamikat shoqërorë që ndikojnë direkt në mirëqenjen dhe përfshirjen e të rinjve në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike në Kosovë. Përmes diskutimit me panelist profesionist të ndryshëm nga niveli lokal, qendror, sektori i kulturës, rinisë, sportit dhe përfaqësues të shoqërisë civile që punojnë me të rinj, do të trajtojmë problematikën në fjalë, duke u fokusuar në shkaktarët kryesor të këtij fenomeni, si dhe të propozojmë rekomandime për përmirësimin e gjendjes. Me qëllim që më tutje të diskutohen temat demokratike në mes të rinjve, projekti KYP po bashkëpunon me Debat Center me organizatat e të rinjve në Kosovë si dhe OJQ-të partnere, kështu që bashkarisht me të  rinjtë pjesëmarrës të krijoj dhe adresoj mesazhe që janë të rëndësishme për ta në institucionet përgjegjëse.

Çështja:

Përdorimi i faqeve të medias sociale sot konsiderohet një ndër aktivitetet më të  zakonshme të të rinjve. Çdo faqe online që lejon postime me tema të ndryshme sociale konsiderohet si media sociale. Media të tilla iu mundësojnë të rinjve argëtim dhe komunikim të shpejt, por shpesh edhe infromata të rreme apo informacione të pakonfirmuara. Angazhimi në forma të ndryshme në mediat sociale është një aktivitet rutinë që sjell përfitim tek të rinjtë, lidhjeve shoqërore madje edhe rritjen e aftësive të tyre. Faqet e mediave sociale si Facebook, Instagram, Snapchat, ofrojnë mundësi të shumta të përditshme për lidhjen me miqtë, shokët e klasës, dhe njerëzit me interesa të përbashkëta.

Gjatë 5 viteve të fundit, numri i paradoleshentët dhe adoleshentëve që përdorin faqet e tilla është rritur në mënyrë dramatike. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrise 22% e adoleshentëve vizitojnë faqen e tyre të preferuar të mediave sociale më shumë se 10 herë në ditë, dhe më shumë se gjysma e adoleshentëve vizitojnë një media sociale më shumë se një herë në ditë.Kështu, një pjesë e madhe e zhvillimit social dhe emocional e kësaj gjeneratë ndodh në internet dhe në telefonat celularë. Për shkak të kapacitetit të tyre të kufizuar për vetë-rregullim dhe ndjeshmërisë ndaj presionit të bashkëmoshatareve, të rinjtë mund të gjenden në rrezik gjatë lundrimit dhe të eksperimentimit ne mediat sociale.