SHL-Kosova organizata partnere në projektin KYP po organizon Debat me të rinjtë e Kosovës në kuadër të Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës

Debat me të rinjtë e Kosovës në kuadër të Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës – 2022

Tema: Si t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë?

Lokacioni: Kino Lumbardhi, Prizren

Data & koha: 29.09.2022 nga 11:00 – 14:00

Në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që realizohet nga CARE Deutschland e.V. Zyra në Kosovë me organizaten partnere SHL-Kosova në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës do të organizohet debat me temën: Si t’i mbajmë të rinjtë në Kosovë?

Çështja:

Kapitali njerëzor është burimi më i rëndësishëm i Kosovës, e ku mbi gjysma e popullatës, janë nën moshën 30 vjeç. Në të njejtën kohë, më shumë se gjysma e të rinjve nuk janë të punësuar fare, përkundër posedimit të një diplome apo përfundimit të edukimit fillestar. Gjithashtu, së paku 1 në 3 të rinj shprehin haptas dëshirën për tu larguar nga Kosova dhe për të jetuar në ndonjë vend tjetër perëndimor. Trendet e lëvizjes së qytetarëve në vendet perëndimore kanë marrë vëmendje të veçantë viteve të fundit, duke parë nevojën e madhe për fuqi punëtore sidomos në vendet gjermano-folëse.  Kështu, një numër i madh i profesionistëve shëndetësor, teknologjik, apo edhe fushave tjera e shohin të ardhmën e tyre jashtë Kosovës. Kjo përbën rrezik real për nevojat e Kosovës në të gjitha fushat ekonomike dhe shoqërore dhe potencialisht i ndikon edhe dinamikat tjera shoqërore, politike, dhe ekonomike. Pozita e të rinjve në Kosovë përcaktohet nga mungesa e mundësive praktike për pjesëmarrjen e tyre sociale dhe ekonomike. Me 53% të popullsisë nën 25 vjeç[1] Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, që paraqet një presion të madh demografik dhe ekonomik mbi shoqërinë kosovare, pasi çdo vit një gjeneratë e të rinjve përfundon shkollimin dhe fillon të kërkojë punë. Të rinjtë e Kosovës 15-24 vjeç kanë një shkallë jashtëzakonisht të lartë të papunësisë prej 46,9 %. Papunësia e grave të reja (15-24) është edhe më e lartë sipas të njëjtave statistika, në 61%, që tregon për margjinalizim dhe përjashtim të shumëfishtë. Projekti KYP synon të mbështesë aktivitete të ndryshme që çojnë në punësim më të lartë të të rinjve në zonat e synuara të projektit.

Panelistët & Pjesëmarrësit:

Përmes një diskutimi të hapur, do të mbledhim një gamë të gjerë të akterëve kryesor që ndërlidhen me dinamikat shoqërorë që ndikojnë direkt në mirëqenjen dhe përfshirjen e të rinjve në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike në Kosovë. Përmes diskutimit me panelist profesionist të ndryshëm nga niveli lokal, qendror, sektori i kulturës, rinisë, sportit dhe përfaqësues të shoqërisë civile që punojnë me të rinj, do të trajtojmë problematikën në fjalë, duke u fokusuar në shkaktarët kryesor të këtij fenomeni, si dhe të propozojmë rekomandime për përmirësimin e gjendjes.

Me qëllim që më tutje të diskutohen temat demokratike në mes të rinjve, projekti KYP po bashkëpunon me Kongresin Kombëtarë të të Rinjve të Kosovës kështu që bashkarisht me të rinjtë pjesëmarrës të krijoj dhe adresoj mesazhe që janë të rëndësishme për ta.

Ky aktivitet po organizohet në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.