Projekti KYP ka ofruar mundësi për punë praktike 6-mujore me pagesë për 49 të rinj

Duke filluar nga maji i vitit 2023, zyra CARE International në Kosovë në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” ka arritur të angazhoj 49 të rinj në programin e praktikës në bizneset lokale në kuadër të skemës së Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT).

Programi i praktikës si pjesë e skemës MFPT synoj të angazhonte studentë të diplomuar të shkollave të mesme ose fakulteteve që vijnë nga formime të ndryshme arsimore dhe t’i vendoste ata në biznesin përkatës që përputhet me aspiratat e tyre profesionale të së ardhmes. Gjithashtu, praktika 6-mujore jo vetëm që u ka ofruar atyre një rimbursim mujor për angazhimin e tyre, por ata kanë zhvilluar edhe aftësitë për qasje më të lehtë në tregun e punës.

Mes këtyre praktikantëve ishin studentë që ndiqnin karrierën në drejtësi, kontabilitet, dizajn UI/UX, fizioterapi dhe arsim. Çdo praktikant kishte një rrugë unike, por të gjithë kishin të njëjtin objektiv: të mësonin, të zhvilloheshin dhe të bënin një ndikim të rëndësishëm në disiplinat e tyre përkatëse. Pavarësisht pengesave ekonomike, praktikantë të ndryshëm në studiot ligjore që janë në pronësi të grave kanë demonstruar përkushtim dhe zhvillim gjatë praktikës së tyre, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në qëllimet e tyre të karrierës ligjore.

 

Në industrinë ligjore, kishte praktikantë që shquheshin për aftësitë e tyre të përgjithshme administrative, të cilat i ndihmuan të mësonin më shumë rreth ligjit, si dhe të imagjinonin një të ardhme të suksesshme duke punuar në këtë fushë. Disa praktikantë me aftësi të avancuara të Microsoft Office ishin lehtësim për kompaninë/biznesin, duke rritur produktivitetin dhe duke kontribuar në komunitet. Kishte gjithashtu praktikantë në industrinë e kontabilitetit të cilët ilustruan zhvillimin që u arrit nëpërmjet përvojës praktike duke demonstruar përkushtim dhe potencial. Në sektorin e arsimit, asistentet e kopshteve kontribuan në zhvillimin e komunitetit duke nxitur një mjedis mësimor pozitiv për fëmijët e vegjël.

 

Ky Program i Praktikës rezultoi i suksesshëm jo vetëm për shkak të ndihmës financiare të ofruar, por edhe për shkak të përvojave transformuese. Nga 49 praktikantë të angazhuar, shumica e tyre do të përfundojnë plotësisht programin e tyre të praktikës deri në mes të nëntorit të ndjekur nga grupet e tjera, të cilat pritet të finalizojnë angazhimin e tyre deri në fund të dhjetorit 2023.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP me mbështetjen financiare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.