Përfituesi i nën-granteve Instituti për Zhvillim dhe Integrim ka ofruar Programin e Praktikës në komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës

Përfituesi i nën-granteve Instituti për Zhvillim dhe Integrim ka ofruar Programin e Praktikës në komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

Organizata joqeveritare Insituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI) në kuadër të projektit “Aktivizimi i të rinjve përmes praktikës në punë” ka arritur që të angazhoj pesë vajza të reja në Programin tre-mujor të Praktikës me pagesë.

Fillimisht IZHI ka ofruar trajnim për zhvillimin e shkathtësive të buta të ndarë në dy programe, atë të shkrimit të CV-së dhe letrës motivuese dhe prezantimi në intervistë të punës. Nga ky trajnim, pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë që të forcojnë këto kapcitetet dhe më pas me përputhjen e profilit të tyre profesional bizneset/kompanitë lokale kanë ofruar hapësirë për programin e praktikës për pesë vajza.

Programi i praktikës ka filluar në muajin prill 2024 dhe do të zgjas deri në fund të muajit qershor. Nga vizitat e realizuar në terren së paku gjysma prej praktikanteve të angazhuara do të vazhdojnë punësimin e rregulltë në kompaninë ku kanë vijuar punën praktike.

Më poshtë ju mund të njoftoheni me profilet e pesë praktikanteve të angazhuara në kompanitë lokale në komunën e Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.

 

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.