Organizata Rrjeti i Grave “Qeliza” ka angazhuar pesë vajza në Programin e Praktikës

Organizata Rrjeti i Grave “Qeliza” në Gjakovë si përfituese e nëngrantit nga projekti Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP ka arritur që të angazhoj pesë vajza në programin tre-mujor të praktikës me pagesë në këtë komunë.

Përmes projektit të tyre “EmpowerHER – Bridging Futures for Young Women in Digital Marketing” kanë zhvilluar programin e praktikës me qëllim që të përmirësojnë pozitën socio-ekonomike të të rinjve të moshës 15-29 vjec dhe kështu ti përgatisin për tregun e punës.  Për më tepër në të njejtin projekt ato kanë zbatuar aktivitete që lidhen direkt me zhvillimin profesional të vajzave të reja në fushën e marketingut digjital, krijimit të përmbajtjes dhe aftësi të tjera në këtë industri.

Përfitueset e programit të praktikës u shprehen pozitive se kjo eksperiencë do të ju shërbej për të rritur kurajonë për të aplikuar në vende të tjera të punës. Ndërsa disa përfaqësues të bizneseve u shprehen të gatshëm se me zhvillimin e kapaciteteve të praktikanteve nga programi i praktikës ata do të kenë mundësi që të punësojnë me angazhim të plotë pas përfundimimit të programit.

Ne ju ftojmë që të njiheni me eksperiencën e tyre gjatë punës praktike në periudhën prill-qershor 2024 në bizneset lokale në Gjakovë.

Kjo është Rita Shehu, 21 vjeçare dhe aktualisht po vijon studimet në fakultetin e Shëndetit Publik dhe është angazhuar si praktikante në kompaninë “K-Media Labs” në Gjakovë. Ajo beson që me mësimet e marr nga programi i praktikes të njejtat do t’i shfrytëzojë në të ardhmen në agazhimet e saj në marketingun digjtal, pasi që ajo sheh një mundësi që të angazhohet për promovimin e rolit të institucioneve përmes marketingut digjital.

Njihuni me Kaltrina Sufaj, 22 vjeçare e cila aktualisht po studion për Marketingun Digjital. Programin e praktikës po e ndjek tek kompania “K-Media Labs” në Gjakovë. Po ashtu ajo u shpreh se angazhimi në punën praktike po i mundëson asaj që të përforcoj mësimet në këtë fushë.

Erdona Misku është 23 vjeçare dhe aktualisht është e angazhuar në kompaninë “Priam Digital” në Gjakovë. Ajo angazhim kryesor ka zhvillimin e kontentit, përshtatjen e dizajneve dhe editimin. Po ashtu ajo po studion gjuhën Angleze dhe konsideron se të dyja përzgjedhjet e saja përshtaten për angazhimin profesional në të ardhmen.

Elida Aliaga, 21 vjeçare po ndjek programin tre mujor të praktikës në kompaninë “Postieri.xyz” në Gjakovë. Gjatë punës praktike ajo është e angazhuar që të bëjë hulumtimin e tregut dhe konkurrencës.

Albana Alija, 25 vjeçare është duke ndjekur programin e praktikës në kompaninë “Joint Dots”. Ajo kryesisht është e angazhuar në zhvillimin e dizajneve dhe posterave.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.