Duke filluar nga data 11-22 Shtator, vullnetarët tanë të përkushtuar kanë ndjekur një program mësimi, rritjeje dhe veprimesh pozitive. Kampi Vullnetar i të Rinjve u krijua për të rritur aftësi sociale, kulturore dhe mjedisore të të rinjve vendas dhe ndërkombëtarë, duke i fuqizuar të gjithë për të investuar në një të ardhme më të mirë së bashku.
Kampi u mbajt në ITP në Prizren dhe i njëjti ishte i pasuruar me sesione teorike nga ekspertë vendas, punëtori interaktive dhe aktivitete në komunitet. Nga krijimi i shtretërve të kopshtit (kopshti urban) dhe organizimi i aktiviteteve për pastrim të mjedisit deri te pikturimi i një murali të fuqishme që rrit vetëdijen për ndryshimet klimatike, vullnetarët u angazhuan në aktivitete që transmetonin angazhimin e tyre për një të ardhme të qëndrueshme.
Fokusi tematik në ngrohjen globale, ndryshimin e klimës dhe hapat e veprimit për të zbutur efektet e saj në Kosovë shpërfaqi përkushtimin e tyre kolektiv për të bërë ndryshime. Pjesëmarrësit ndjeken agjendat ditore të ngjeshura me sesione informuese, aktivitete per krijimin e frymës ekipore dhe aktivitetet kulturore në mbrëmje.
Përgjatë sesioneve, u ndanë njohuri nga profesionistë me përvojë dhe aktivistë lokalë mjedisorë, ku u diskutua për realitetin e ndryshimeve klimatike në Kosovë, si dhe u elaborua ndikimi i shpyllëzimit në rajon. Gjatë 12 ditëve, vullnetarët ia kushtuan kohën e tyre aktiviteteve të pastrimit të mjedisit, permakulturës, sesioneve të kopshtarisë urbane, shëtitjeve gjallëruese nëpër Luginën e bukur të Rugovës dhe krijimit të një murali frymëzues të cilat ishin vetëm disa pika kryesore të këtij kampi.
Të rinjtë mësuan për aktivizmin për të drejtat dhe mbrojtjen e mjedisit, rolin vendimtar të veprimeve të komunitetit, ndikimin njerëzor në ndryshimet klimatike dhe rëndësinë e biodiversitetit. Kampi u mbyll me me një tjetër shëtitje në Rugovë dhe një aksion pastrimi si dhe ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit.
Ky aktiviteti u realizua në kuadër të projektit Pjesëmara e të Rinjve të Kosovës – KYP, që zbatohet nga CARE International me bashkë-partnerin implementues SHL-Kosova me mbështetjen financiare te Bashkimit Evropian (BE).