Nën-grantisti i projektit KYP, Handikos Gjakova ka përmbyllur me sukses projektin “Edhe ne mundemi”

Në qytetin e Gjakovës, Handikos Gjakovë ka zbatuar projektin 10 mujor “Edhe ne mundemi” me synim përmirësimin e kushteve së individëve me aftësi të kufizuara duke krijuar mundësi për ta në shoqëri dhe duke krijuar rrugë për punësim. Vizioni i tyre ishte të përdornin qasje inovative për të ofruar mallra dhe shërbime, duke nxitur përparimin socio-ekonomik dhe sigurimin e fondeve të qëndrueshme për shërbimet e tyre organizative.

Handikos Gjakova ka bërë invetarizimin e hapësirës brenda organizatës për të krijuar punëtorinë “Edhe ne mundemi” për ta zbatuar këtë iniciativën. Kjo punëtori do të ju ofroj punonjësve të qendrës aftësi jetësore dhe për të gjeneruar të ardhura duke prodhuar dhe shitur mallra zbukurimi dhe pajisje ortopedike/ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara.

Nga ky projekt përfituan drejtpërdrejt dhjetë të rinj me aftësi të kufizuara të ndryshme. Mes tyre, katër ishin vajza të reja, ndërsa gjashtë ishin djem të rinj. Ky grup u zgjodh për trajnim intensiv 3D me printera dixhitalë nga plastika dhe druri. Një anëtar ishte 15-18, një tjetër 18-25 dhe tetë mbi moshen 25 në këtë grup dinamik. Pjesëmarrësit ishin nga Gjakova dhe fshatrat e afërta si Rogovë dhe Prush.

Më poshtë ju mund të lexoni disa prej të arriturave:

  • Dhjetë të rinjë fituan aftësi dhe njohuri kritike në përdorimin e printerëve 3D dhe krijimin e produkteve të ndryshme dekorative, si dhe komponentë jetikë të pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara.
  • Një fushatë e suksesshme marketingu tërhoqi vëmendjen e kompanive vendase, duke krijuar bazat për bashkëpunime të ardhshme dhe depërtim në treg.
  • Punëtoria shfaqi një shumëllojshmëri produktesh, nga kontejnerët me lule deri te varëse rrobash, duke demonstruar kapacitetin e tyre për inovacion dhe diversifikimin e produkteve.
  • Biznese të njohura, si “Parfumeria e Dafinës”, “Pasticeria Eranda”, “Pasticeria Rrafaelo” dhe restoranti “My House”, kanë shprehur interes të sinqertë për të bashkëpunuar, duke treguar qëndrueshmërinë tregtare dhe potencialin e rritjes së projektit.

 

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP me mbështetjen financiare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.