Mbahet Raundi i Dytë i Trajnimit për Zhvillimin e Aftësive të Punësimit në Modulin e Aftësive të Buta

CARE në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP, mbajti tri ditë trajnim për aftësitë e buta në Gjakovë.

Me datat 14, 15 dhe 16 mars 2023, në Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë rreth 15 të rinjë ndjekën trajnimin tre ditor për aftësitë e buta nga trajnerja Gjyljeta Shehu. Trajnimi kishte për qëllim që të forcojë njohuritë teorike dhe praktike të të rinjve që në të ardhmen të përgatisin më lehtë dokumentet e nevojshme për aplikim në vende të punës. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin të rinjtë e moshës 18 – 24 vjec nga rajoni i Gjakovës.

Të rinjtë pjesëmarrës u shprehen se ky trajnimi do të ju ndihmojë atyre që të përpilojnë CV, letrën motivuese si dhe do të jenë më të përgatitur për intervistat e punës.

Ky trajnim u organizua në bashkëpunimin me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim që të rrisë mundësitë e të rinjve për përfshirje ekonomike dhe statustin e tyre në shoqëri. Të tilla trajnime do të vazhdojnë të organizohen përgjatë muajit prill në Pejë.

Ky aktivitet po realizohet me mbështetjen financiare të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.