Janë mbajtur tetë trajnime për të drejtat e njeriut, përfaqësimin, avokimin, aktivizmin dhe mobilizimin e të rinjve

Mbi 200 të rinjve u janë ngritur njohuritë përmes trajnimit dy-ditor mbi të drejtat e njeriut, përfaqësim, teknikat e avokimit dhe mobilizim. Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin të rinjtë nga qytetet e Deçanit, Fushë Kosovës, Gjakovës, Junikut, Obiliqit, Pejës, Rahovecit dhe Suharekës.

Gjithsej janë organizuar tetë punëtori, në tetë komunat e përfshira në projekt në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Komunale të Arsimit, me nxënësit e shkollave të mesme të larta, organizatat e ndryshme joqeveritare rinore dhe grupet e të rinjve të interesuar që të jenë pjesëmarrës.

Në trajnime të rinjtë mësuan më shumë mbi sistemin e drejtësisë në vend dhe analizimin e çështjeve teknike për avokim. Gjatë punës direkte me të rinjtë nga komunitetet lokale, janë ngritur kapacitetet e tyre dhe është rritur vetëdija në çështjet kryesore të të drejtave të njeriut dhe pjesëmarrjen, kështu duke  nxitur aktivizmin e tyre për ndryshime sociale dhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në disavantazh në proceset vendimmarrëse në nivel qendror dhe lokal.

Duke mësuar më shumë mbi ndarjen e pushteteve dhe institucioneve përgjegjegjës të qeverisjes të nivelit lokal të rinjtë identifikuan edhe kërkesat e tyre për përmirësimin e jetës në qytetin ku ata jetojnë. Pas këtyre trajnimeve të rinjtë pjesëmarrës dhe të tjerë do të diskutojnë më thellë mbi nevojat e tyre dhe trajtimin e problematikave në komunitetin e tyre dhe kështu të kërkojnë nga institucionet lokale për ndërhyrje.  Trajnimi gjithashtu do të ofrojë një mundësi për të formuar/forcuar grupe të vogla joformale rinore, të cilat do të kryejnë aktivitete të mëtejshme në komunitetet lokale.

Gjatë muajve dhjetor – janar të rinjtë nga Rahoveci do të kenë mundësinë që përmes Thirrjes së Hapur për Aplikim për Veprime Lokale të mund të gjejnë mbështetje për idenë tyre nga projekit KYP me shumën prej 1,000EUR dhe kështu të avokojnë për ndryshim.

Për më shumë detaje për aplikim shihni këtu linkun: https://kyp-ks.com/thirrje-per-veprime-lokale/