Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI) fuqizon të Rinjtë për Tregun e Punës

Organizata jo qeveritare IZHI përmes projektit “Aktivizimi i të Rinjve përmes Praktikës në Punë” me datë 19 dhe 20 mars ka realizuar dy-ditë të trajnimit për shkathtësitë e buta për të rinjte e komunës së Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

Përgjatë trajnimit pjesëmarrësit e përzgjedhur në bashkëpunim me Zyrët Lokale të Punësimit, kanë ndjekur një agjendë intezive se si të shkruajnë një CV, letër motivuese dhe kanë zgjeruar njohuritë e tyre në aftësitë kryesore të komunikimit. Për më tepër ata kanë trajtuar rëndësinë e empatisë në vendin e punës dhe inteligjencën emocionale si atribute kyce për kulturë të punës të shëndetshme dhe proaktive.

Përmes trajnimit dy ditor, 12 të rinjë të moshës 15-29 vjec u pajisen me njohuri të reja mbi kërkesat e tregut modern të punës.

Po ashtu, përgjatë trajnimit organizata IZHI është përkujdesur që të bëjë përputhjen e profileve të pjesëmarrësve me kërkesat e tregut të punës, kështu duke ju ofruar pesë prej tyre mundësinë për punë praktike me pagesë në bizneset lokale në periudhë tre-mujore.

Njëri prej pjesëmarrësve u shpreh se: “Trajnimi ishte mundësi e mirë për të mësuar më shumë mbi kërkesat e tregut të punës, dhe me prezencën e trajnerit ne kemi mundur të shkëmbejmë përvojat tona dhe të marrim opinione profesionale.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFTP) të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International, zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.