Fondacioni BONEVET Pejë në kuadër të projektit “Edukimi për Punësim” po mban trajnimet dy-mujore për të rinjtë në Komunën e Pejës

Në kuadër të projektit “Edukimi për Punësim” që po zbatohet nga nën-grantisti BONEVET Pejë, përgjatë muajit shkurt – mars po realizohen trajnimet e para në fushën e Dizajnit Grafik për të rinjtë nga Komuna e Pejës. Trajnimi për Dizajnin Grafik po mbahet nga ekspert të fushës të cilët për 32 orë me rradhë do të trajnojnë gjithsej tetë të rinjë përfitues të këtij aktiviteti në mënyrë që të fitojnë njohuri të reja për këtë fushë të punës.

Trajnimi për Dizajnin Grafik fokusohet në përvetësimin e njohurive në programet e fundit të Adobe-s; Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop. Me anë të këtyre programeve profesionale, të rinjtë e moshës 18-25 vjeç do të jenë të aftë të krijojnë dizajnet unike të tyre. Ata mësojnë të dizajnojnë posterë dhe broshura, të krijojnë brendimin e një kompanie, krijimin e kontentit për media sociale si dhe prezantimin e portfoliove. Përmes këtij trajnimi të rinjtë gjithashtu zhvillojnë aftësitë e buta si: mendimi kritik dhe vizualizimi, hulumtimin e tregut, përditësimin e dizajneve si dhe paraqitjen e tyre, komunikimin në grup, organizimin, aftësitë prezantuese: komunikimi verbal & vizual.

Përveç këtij aktiviteti, BONEVET Pejë përmes projektit pesë-mujor “Edukimi për Punësim” do të ofroj trajnime të tjera profesionale për të zvhilluar shkathtësitë digjitale të të rinjve pjesëmarrës dhe kështu t’i përgatis ata për tregun e punës.

Qëllimi i projektit është të ofrojë një program edukimi dhe zhvillimi praktik, cilësor dhe që është relevant me kërkesat e tregut të punës për të rinjtë në Kosovë. Në këtë mënyrë do të mundësoj që individët pjesëmarrës të lidhen me lehtë me tregun e punës. Përmes këtij projekti do të përfitojnë të rinjët e grupë-moshës 18-25 vjeç të Komunës së Pejës, që vijnë nga zonat urbane dhe rurale, nga minoritetet dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFTP) të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.