Fondacioni Akademia e Animacionit suksesshëm ka përfshirë në Programin e Punës Praktike 5 të Rinjë

Fondacioni Akademia e Animacionit si përfituese e nën-granteve të projektit KYP ka arritur që përmes projektit të tyre pesë-mujor “Programi i Edukimit: Akademia e Animacionit” të angazhoj në programin e punës praktike 5 të rinje të moshës 18-29 vjec.

Të rinjtë para se të fillojnë punën praktike kanë ndjekur trajnimet profesionale të animacionit të ofruara nga Akademia e Animacionit dhe pas përgatitjeve të nevojshme, në një event të rrjetëzimit ata kanë gjetur hapësirë tek bizneset apo dhe OJQ-të për të ndjekur programin tre-mujor të punës praktike me pagesë.

Akademia e Animacionit është i vetmi program në Kosovë që ofron arsim të specializuar në animacion. Ajo ka rreth 6 vjet përvojë në organizimin dhe zbatimin e programeve të edukimit në fushën e animacionit, me gjashtë gjenerata dhe 60 studentë që kanë përfunduar me sukses programin.

Akademia e Animacionit synon të vazhdojë të ofrojë arsim falas për të rinjtë e pasionuar të përkushtuar ndaj animacionit, duke iu përmbajtur një qasjeje që vlerëson dhe stimulon artikulimin e zërave të ndjeshëm individualë, pavarësisht nga prejardhja e tyre.

Programi i punës praktike tre-mujore ka filluar në muajin prill dhe përfundon në muajin qershor.

Më poshtë mund të njiheni me profilin e disa prej praktikantëve.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.