Fondacioni Akademia e Animacionit gjatë muajit Mars ka mbajtur Eventin Rrjetëzues për Studentët e Animacionit

Me datë 30 mars 2024 Fondacioni Akademia e Animacionit përmes projektit “Programi i Edukimit: Akademia e Animacionit” ka realizuar eventin rrjetëzues në mes të studentëve të animacionit dhe bizneseve lokale, me qëllim për të shpalosur mundësitë që secila palë ofron.

Kjo ngjarje ka shërbyer gjithashtu për të krijuar hapësirë që studentët të praktikojnë aftësitë e tyre të buta duke prezantuar punët e tyre dhe duke komunikuar me kompanitë/organizatat. Secili prej studentëve pati mundësinë që të prezantojë punën e tij të bërë në kuadër të Akademisë dhe të prezantojë portfolion e tyre para kompanive të interesuara.

Ky aktivitet ju ka ofruar studentëve hapësirë për t’u përgatitur për tregun e punës në Kosovë, si dhe kështu të rrisë mundësinë për vazhdimin e zhvillimit të mëtutjeshëm profesional jashtë vendit në programe të edukimit.

Nga këtu, projekti do të ju ofroj mundësinë e programit të punës praktike pesë prej studentëve të programit profesional të Akademisë së Animacionit për periudhë kohore prej 3 muaj me intervale kohore të muajve Prill-Qershor.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.