Në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës” – KYP, CARE International, zyra në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) ka realizuar sot sesionin e parë informues me nxënësit e shkollës së mesme të lartë “Ismail Dumoshi” në komunën e Obiliqit.
Mbi 30 të rinjë nga kjo shkollë patën mundësinë që nga prezantimi i përfaqësueses së MKRS-së, znj. Filloreta Kuqi, Zyrtare e Lartë për Promovim / Edukim jo formal të mësojnë mbi hapat që janë ndërmarr nga ministria për të përpiluar Strategjinë Shtetërore për Rini për vitet 2024 – 2032 dhe si të rinjtë përmes kësaj strategjie do të nxiten që të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme.
Gjatë këtij sesioni, përfaqësuesja e MKRS-së për herë të parë, ndau me të rinjtë pjesëmarrës edhe risinë e fundit që MKRS do të ofroj për të rinjtë, përkatësisht atë të regjistrimit elektronik për përdorimin e Kartës Evropiane Rinore. Kjo kartë, e mbështetur dhe e zbatuar nga MKRS, të rinjve të moshës 15-29 vjec do të u jap qasje në mbi 60,000 zbritje dhe benefite në shërbime dhe produkte në Evropë. Si dhe të gjithë të rinjtë pjesëmarrës u informuan se për ta përdorur këtë kartë ata duhet ta shkarkojnë aplikacionin e EYC në Android apo Apple IOS duke kërkuar “European Youth Card”.
MKRS planifikon që nga muaji prill i vitit 2024 të filloj pajisjen e çdo të riu në Kosovë me EYC.
Sesione të tilla informuese do të mbahen përgjatë muajit prill edhe në komunën e Decanit, Fushë Kosovës, Gjakovës, Junikut, Pejës, Rahovecit dhe Suharekës.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.