CARE International zyra në Kosovë në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP ka realizuar dy tryeza të rrumbullakëta në Gjakovë dhe Pejë.
Me datë 30 dhe 31 maj janë zhvilluar dy tryeza të rrumbullakëta në komunën e Gjakovës dhe Pejës duke mbledhur afër 50 pjesëmarrës nga shoqëria civile, qendrat rinore, të rinjë dhe përfaqësues të institucioneve lokale, ato të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtoritë Komunale për Arsim.
Qëllimi i tryezave ishte që të rinjtë të përfshihen në diskutim interaktiv me përfaqësuesit e institucioneve lokale duke analizuar përfshirjen e tyre në zbatueshmërinë e Strategjisë Shtetërore për Rini (2024-2032). Për më tepër, ata diskutuan bashkarisht mundësitë që plan programet e organizatave rinore dhe planet e veprimit të nivelit lokal të hartohen në përputhje me objektivat e Strategjisë Shtetërore për Rini.
Të rinjtë pjesëmarrës të moshës 16-29, arritën që të mësojnë po ashtu mbi praktikat më të mira të avokimit në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, kështu për të synuar që njejtë të shtyejnë përpara prioritet e të rinjve në komunitetet e tyre.
Në fjalën e rastit, Menaxherja e Projektit, znj. Merita Bytyci Kelmendi tregoj për arritjet që projekti KYP ka pasur karshi integrimit të rekomandimeve në Strategjinë Shtetërore për Rini (2024-2032) bazuar në kërkesat e të rinjve nga zonat rurale. Ndërsa tryeza u udhëheq nga eksperti i jashtëm z. Artan Canhasi.
Nga këto tryeza të rinjtë pjesëmarrës dhanë rekomandime të cilat do të adresohen në konfrencën përmbyllëse të projektit që pritet të mbahet me 10 korrik, ku të njejtat do të ndahen me hisedarët kyc si: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), DKRS-të, DKA-të, dhe Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.