CARE International organizoj tri ditë trajnim për Zhvillimin e Aftësive të Punësimit në Modulin e Aftësive të Buta

Në mes të datave 13 dhe 16 shkurt 2023, CARE International në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP organizoj tri ditë trajnim për Zhvillimin e Aftësive të Punësimit në Modulin e Aftësive të Buta. Raundi i parë i trajnimeve tre-ditore u mbajt në Prishtinë në hapësirat e Qendrës së Aftësimit Profesional.

Trajnimi kishte për qëllim që të forcojë njohuritë teorike dhe praktike të të rinjve që në të ardhmen të përgatisin më lehtë dokumentet e nevojshme për aplikim në vende të punës. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin të rinjtë e moshës 18 – 24 vjec nga Obiliqi, Fushë Kosova, dhe Juniku të cilët mësuan se si të shkruajnë profesionalisht CV-në, letrën motivuese dhe kërkesa të ndryshme.

Ky trajnim u organizua në bashkëpunimin me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim që të rrisë mundësitë e të rinjve për përfshirje ekonomike dhe statustin e tyre në shoqëri. Të tilla trajnime do të vazhdojnë të organizohen përgjatë muajit mars dhe prill në Pejë dhe në Gjakovë.

Ky aktivitet po realizohet me mbështetjen financiare të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për të aplikuar dhe qenë pjesë e raundeve të tjera të trajnimeve për aftësitë e buta ose TI, lexoni më shumë në linkun: https://www.portalpune.com/jobs/2416121353-thirrje-per-aplikim-trajnim-per-aftesite-e-buta-dhe-ti