CARE International Balkans në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës (KYP) të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, po mbështetë me 32,000€ katër organizata joqeveritare
Më 1 shkurt 2024, CARE nënshkroj kontrata nëngrantesh në një shumë totale prej €32,000 katër organizatave joqeveritare që punojnë me të rinjtë.
Katër organizatat joqeveritare përfituese të nëngranteve pritet t’i arrijnë rezultatet e mëposhtme:
- Të krijojnë mundësi të drejtpërdrejta për punësimin e të rinjve;
- Të inkorporojnë programe të detyrueshme të punës praktike në firma lokale për trajnim në vend të punës për praktikantë, për t’i rritur aftësitë e punës së të rinjve të angazhuar;
- Të sigurojnë qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e subjekteve të mbështetura (OJQ-ve të regjistruara rinore) gjatë zbatimit të projekt propozimeve të planifikuara.
Katër përfituesit e përzgjedhur për financim prej €8,000 secili janë:
- Fondacioni BONEVET Pejë me projektin “Edukimi për Punësim”
- Fondacioni Akademia e Animacionit me projektin “Programi i Edukimit: Akademia e Animacionit”
- Instituti për Zhvillim dhe Integrim – IZHI me projektin “Aktivizimi i të rinjve përmes praktikës në punë”
- Rrjeti i Grave “Qeliza” me projektin “EmpowerHER – Bridging Futures for Young Women in Digital Marketing”
Nëngrantet shpërndahen nën skemën e Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (FSTP), në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës.
Ky projekt po zbatohet me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.