CARE Deutschland e.V. zyra në Kosovë dhe Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Sot, me 6 tetor 2022, CARE Deutschland e.V. zyra në Kosovë me përfaqësuesen ligjore Nazlije Halimi, në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës me u.d. Drejtore e Agjencisë së Punësimit e Republikës së Kosovës Jehona Namani Rexha, nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me qëllim të krijimit të partneritetit me akterët vendor, duke pasur parasysh rëndësinë e integrimit të të rinjve në disavantazh, në veçanti grave të reja, në aftësim profesional dhe punësim, gjithëpërfshirje dhe zhvillimin e tyre në aspektin socio-ekonomik.

Ky bashkëpunim është një hap më tutje për zhvillimin e plotë të aktiviteteve në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës të cilat do të mundësojnë rritjen e punësimit të të rinjve përmes:

  • Programit të praktikës me pagesë për 50 të rinjë; dhe
  • Trajnime profesionale për 50 të rinjë të tjerë nga tetë komunat e targetuara me projekt (Deçan, Fushë Kosovë, Gjakovë, Junik, Obiliq, Pejë, Rahovec dhe Suharekë).

Nga të dyjat palët kjo marrëveshje e bashkëpunimit u cilësua si shumë e rëndësishme për aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve me më pak mundësi.

Në këtë takim, nga CARE Deutschland e.V. zyra në Kosovë të pranishme ishin Menaxherja e Projekti, Merita Bytyçi Kelmendi, dhe Zyrtarja e Granteve, Gjylymser Nallbani.

Ky aktivitet po zbatohet në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian (BE) zyra në Kosovë.