Organizata “Shqiponjat e Dardanës” përmes projektit “Mbështetje Gjithëpërfshirëse për Vajzat e reja Sipërmarrëse” ka Trajnuar vajzat e reja në STEM dhe mundësi të tjera Digjitale

Shqiponjat e Dardanës si përfituese e nën-grantit të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP i zbatuar nga CARE, ka realizuar projektin “Mbështetje Gjithëpërfshirëse për Vajzat e reja Sipërmarrëse” me qëllim të krijimit të një atmosfere mikpritëse dhe gjithëpërfshirëse për vajzat nga komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Pejës. Audienca e synuar përfshinte vajza e reja nga 16 deri në 30 vjeç për t’u përfshirë në kurse STEM dhe qepje të personalizuara.

Në nëntor të vitit 2022, Shqiponjat e Dardanës përzgjodhi vajzat e interesuara për pjesëmarrje në trajnime të STEM. Përgjigja ishte inkurajuese, me 15 vajza që u regjistruan në kursin e rrobaqepësisë, duke përfshirë vajza nga komunitetet joshumicë, dhe 30 vajza të reja të gatshme që shprehën interesin e tyre për të eksploruar mrekullitë e STEM.

Shqiponjat e Dardanës me mbështetjen financiare prej 8,000 € të ndara nga CARE në kuadër të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (FSTP) ka siguruar një makinë digjitale printimi dhe qëndisjeje dhe një aparat fotografik profesional që shënon një moment historik, duke hapur një botë mundësish për pjesëmarrësit, dhe duke i fuqizuar ata të eksplorojnë dizajnin digjital dhe fotografinë.

Në janar 2023, Shqiponjat e Dardanës filloi zyrtarisht kursin e rrobaqepësisë dhe dizajnit, duke vendosur me kujdes ambientet me furnizimet dhe pajisjet e nevojshme. Të rejat nisën rrugëtimin e tyre krijues me ndihmën e një specialisteje/trajnere të talentuar rrobaqepësie dhe STEM.

Nga data 1 Nëntor 2022 deri më 30 Qershor 2023, Shqiponjat e Dardanës kanë arritur trajnimin e 58 vajzave të reja gjithsej, nga të cilat 20 kanë marrë pjesë në trajnimin STEM dhe janë certifikuar.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP me mbështetjen financiare të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.