Organizata Rrjeti i Grave “Qeliza” përmes projektit “E ardhmja e vajzave në Marketingun Digjital” po mban punëtori për zhvillimin e kapaciteteve të vajzave nga mosha 18-29 vjec në komunën e Gjakovës dhe zonave rurale.
Përmes këtyre punëtorive, pjesëmarrëset do të rrisin aftësitë e tyre në temat kryesore si: SEO, mediat sociale dhe marketingu, krijimi i përmbajtjes dhe analizimi i të dhënave. Qëllimi i punëtorive është që të fuqizojë pesë vajza të reja me aftësitë e nevojshme në fushën e marketingut digjital të cilat pas punëtorisë do të jenë të gatshme të ndjekin programin e praktikës tre mujore në kompanitë dhe bizneset përkatëse.
Pas përfundimit të punëtorisë, pjesëmarrëset do të kenë fituar njohuri në marketingun digjital dhe rëndësinë e këtij sektori në tregun e punës. Po ashtu, ato do të thellojnë të kuptuarit e tyre për rolin e kësaj fushe dhe vetëbesimin për t’u kycur në tregun e punës.
Gjatë muajit mars, organizata Rrjeti i Grave “Qeliza” do të organizojë edhe dy punëtori të tjera me pjesëmarrëset e përzgjedhura për të ndjekur punëtoritë dhe kështu për të vazhduar më tutje me programin e praktikës tre mujore.
Ky aktivitet po realizohet në kuadër të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFTP) të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International, zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.