Nën-grantisti EEM Group Sh.P.K në kuadër të projektit “Zyra e kontabilitetit – shërbime financiare, tatimore dhe kontabiliteti” ka ofruar punë praktike me pagesë për të rinjtë nga komuna e Obiliqit.
Si pjesë e pesë nën—granteve të ndara për mbështetjen e aktiviteteve sipërmarrëse të skemës për Mbështetje Financiare për Palët e Treta (MFPT) të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës, EEM Group Sh.P.K ka angazhuar suksesshëm praktikantin e parë në punë praktike, kështu duke i’u ofruar të rinjve nga Obiliqi përvojë direkt në fushën e kontabilitetit dhe biznesit.
Altin Grajcevci, student i vitit të parë në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhim dhe Informatikë është angazhuar në programin e praktikës në zyrat e EEM Group Sh.P.K për një periudhë tre mujore duke filluar nga Janari i vitit 2023.
Qëllimi i programit të praktikës ishte që të rinjtë e interesuar nga zonat rural me më pak mundësi për tu zhvilluar profesionalisht të mund të fitojnë njohuritë bazë në fushën e kontabilitetit, dhe që të kenë më të lehtë qasjen në tregun e punës. Altini ishte kryesisht i anagazhuar që të mbështes ekipin e EEM Group Sh.P.K në shërbimet e TI me klientët dhe po ashtu të asistoj në zbatimin e programit të kontabilitetit ProData Finance+. Përgjatë rrugëtimit të tij, Altini direkt ka instaluar dhe konfiguruar programin për klientët e tjerë kështu duke zhvilluar kapacitetet e tij në këtë fushë. Ai tha se: “Përgjatë praktikës, kam pasur mundësinë që të mësojë gjëra të reja dhe jam pozitiv që do ta kem më të lehtë përshtatjen në vendin tjetër të punës”.
Ky aktivitet po zbatohet në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.