Mundësi për Vajza në Biznes nga nën-grantisti PRINT ZONE Sh.P.K

Deniza Habibi është angazhuar si praktikante në kuadër të projektit “Zgjerimi i biznesit me qëllim të punësimit të vajzave” që po zbatohet nga PRINT ZONT Sh.P.K në Pejë të financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Deniza ka filluar të punoj bashkë me PRINT ZONE Sh.P.K nga muaji mars 2023 dhe do të vazhdojë angazhimin e saj për një periudhë tre mujore me mundësi punësimi me orar të plotë. Roli i saj është kryesisht në assistimin në fushën e dizajnimit, projektimin dhe ndërtimin e brendeve, mbajtja e të dhënave me klientët, ruajtja e tyre në databazë, marrja e porosive dhe kontakti me klientët.

Projekti “Zgjerimi i biznesit me qëllim të punësimit të vajzave” ka për qëllim angazhimin e vajzave të reja në fushën e biznesit duke krijuar kushtet për fillimin e një etape të re ku vajzat të kenë mundësi të barabarta për të punuar në biznes dhe në punimet e reklameve, pasi që bazuar në situatën aktuale ky është një profesion i dominuar kryesisht nga burrat.

Ky projekt po realizohet në kuadër të aktiviteteve sipërmarrëse të skemës për Mbështetje Financiare për Palët e Treta (MFPT) të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE).