Mbahet raundi i dytë i trajnimit në Marketingun Digjital

Gjatë kësaj jave – CARE në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës” organizoj raundin e dytë të trajnimit 5 ditor për Marketing Digjital.

Shumë të rinjë përfituan njohuri në fushën e Marketingut Digjital duke u përgatitur profesionalisht për tregun e punës. 10 pjesëmarrësit që ndjekën trajnimin gjatë këtij raundi patën mundësinë që të eksplorojnë marketingun digjital, si ta shfrytëzojnë atë dhe cilat janë përparësitë e kësaj fushe. Për të përforcuar aftësitë e tyre në këtë fushë ata ushtruan shembuj konkret të promovimit digjital të produkteve apo shërbimeve të cilat mund ti përdorin në të ardhmen.

Qëllimi i këtyre trajnimeve është që të rrisë mundësitë e të rinjve për angazhim ekonomik duke i pajisuar ata me aftësitë më të kërkuara në tregun e punës, kështu për të pasur një qasje më të lehtë në punësim. Deri tani nga projekti KYP  kanë ndjekur trajnime në fushën e Aftësive të Buta dhe Marketingut Digjital, 48 të rinjë, prej të cilve 38 vajza dhe 10 djem të moshës 18 deri 25 vjeç.

Ky trajnim po organizohet në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës” me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian (BE).