Me datë 25 prill në Kino Lumbardhi në Prizren, SHL-Kosova bashkë-implementues i projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovë me organizatën CARE International, mbajti Kongresin Kombëtar Rinor për vitin 2023. Me prezencën e mbi 200 pjesëmarrësve të rinjë, përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe qendrore, organizatave joqeveritare dhe mediave u diskutua mbi temën: “Mediat Sociale- a po e ndihmojnë apo po e dëmtojnë demokracinë”.
Gjatë diskutimit u prek tema e qasjes së shpejt dhe jo të sigurtë në mediat sociale të cilat konsiderohet një ndër aktivitetet më të zakonshme të të rinjve. Çdo faqe online që lejon postime me tema të ndryshme sociale konsiderohet si media sociale. Media të tilla iu mundësojnë të rinjve argëtim dhe komunikim të shpejt, por shpesh edhe informata të rreme apo informacione të pakonfirmuara. Angazhimi në forma të ndryshme në mediat sociale është një aktivitet rutinë që sjell përfitim tek të rinjtë, lidhjeve shoqërore madje edhe rritjen e aftësive të tyre.
Kongresi u hap me fjalë hyrëse nga z. Shaqir Totaj – Kryetar i Prizrenit dhe znj. Melita Bytyci Kelmendi, të cilët treguan rëndësinë organizimeve të tilla të cilat inkurajojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve. Ndërsa, për të ndarë opnionet e tyre profesionale të ftuar si panelist ishin: z. Resul Sinani – Profesor Universitar & Gazetar, znj. Burbuqe Kastrati – Përfaqësuese e Debate Center, z. Arben Shala – Konsulent për Planifikim të dokumenteve strategjike për Rini dhe znj. Erolina Morina – Psikologe.
Gjatë diskutimit të moderuara nga znj. Vjollca Gurgule – zv. Drejtore e SHL-Kosova të rinjtë mësuan më shumë se si mediat sociale dhe platformat online mund të përdoren me qëllim që ata të përfitojnë nga mundësitë që institucionet ofrojnë për ta dhe se si mund të përdoren si mjet për të pasur qasjen në proceset vendimmarrëse.
Nga ky organizim dhe diskutim rekomandime konkrete do të dorëzohen tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me qëllim të përfshirjes së nevojave të të rinjve në dokumentet e ardhshme strategjike.
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE).