Katër Veprime Lokale u organizuan në Komunën e Gjakovës dhe Suharekës

Si pjesë e 15 veprimeve lokale në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP, sot në komunën e Gjakovës dhe Suharekës u mbajtën katër aktivitete nga organizata joqeveritare Roma in Action – RIA dhe grupet jo formale të të rinjve nga Gjimnazi “Jeta e Re”.

Me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare Rome, organizata joqeveritare (RIA) organizojë një tryezë diskutimi me disa prej akterëve kyc lokale me të cilët u diskutua mbi mundësitë e angazhimit të të rinjve nga komuniteti Rom dhe komunitetet e tjera në punësim. Prezent në këtë diskutim ishin znj. Adea Roka, Drejtore në Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Gjakovës, z. Arbër Zhubi, Drejtor në Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë dhe znj. Merita Bytyci Kelmendi, Menaxhere e Projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP. Të rinjtë prezent treguan se qasja e limituar në mundësitë për punësim, fillon nga mungesa e informacionit dhe mos përshtatja e kërkesave të tregut të punës me përgatitjen e tyre profesionale. Ndër të tjerash përfaqësuesit e institucioneve lokale treguan që në vazhdimësi janë duke punuar që të ofrojnë modalitetet më të përshtatshme për angazhimin aktiv të të rinjve në komunën e Gjakovës.

Ndërsa, në Suharekë, në Gjimnazin “Jeta e Re” me nismën e Erjonit, Abelindës dhe Dionisit u përuruan tri veprime të tjera lokale në kuadër të po të njëjtes shkollë. Përmes ideve të tyre ata kanë arritur që të krijojnë këndë të leximit dhe teatrit kështu që të krijojnë hapësira për zhvillimin e aktiviteteve edukative të nxënësve.