Inaugurimi i Veprimit Lokal “Pengesa në Rrugë” në Rahovec

Sot me datë 3 shkurt, ekipi i Projektit KYP pati inaugurimin e Veprimit Lokal të parë “Pengesa në Rrugë” me ç’rast u promovua siguria e trafikut afër shkollës ndaj nxënësve në Rahovec.

Pjesëmarrës në këtë event për të treguar mbështetjen e tyre ishin Shef i Sektorit të Rinisë pranë Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Rahovec, z. Qemajl Krasniqi, përfaqësues nga organizata “Hareja”, dhe Policia e Kosovës. Ky aktivitet është realizuar nga grupi i katër nxënësve të reja udhëhequr nga Adrijana Berisha dhe koordinuar nga SHL-Kosova. 13 veprime lokale të tjera të ngjajshme do mbështeten me shumën prej 1000EUR edhe në shtatë komuna të tjera të parapara në projektin KYP.

Qëllimi kryesor i këtyre veprimeve lokale është që ta përmirësojnë kuptimin e përgjithshëm të problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë në Kosovë dhe të krijojnë një mjedis më mundësues për pjesëmarrjen sociale të të rinjve. Përmes veprimeve lokale që do të organizohen, komunitetet do të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë dhe përfitimet nga pjesëmarrja më e lartë e të rinjve në jetën shoqërore.

Për të qenë përfitues i kësaj mbështetjeje dhe ta realizoni idenë tuaj ju mund të shihni më shumë në vegëzën për aplikim: https://kyp-ks.com/thirrje-per-veprime-lokale-2/

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP i cili po zbatohet nga CARE International Balkans me bashkë-implemetues SHL-Kosova me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.