CARE International zyra në Kosovë në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP ka përmbyllur ciklin e tryezave të rrumbullakëta, duke realizuar kështu gjithsej tetë prej tyre në komunat target të projektit.
Përgjatë muajve Maj dhe Qershor, tetë tryeza të rrumbullakëta një-ditore janë organizuar në komunat: Decan, Fushë Kosovë, Gjakovë, Junik, Obiliq, Pejë, Rahovec dhe Suharekë me pjesëmarrjen e rreth 120 të rinjve, përfaqësues të organizatave joqeveritare, këshillave rinor dhe përfaqësuesve të Drejtorive për Kulture, Rini dhe Sport dhe Drejtorive të Arsimit.
Qëllimi i tryezave ishte që të rinjtë të përfshihen në diskutim interaktiv me përfaqësuesit e institucioneve lokale duke analizuar përfshirjen e tyre në zbatueshmërinë e Strategjisë Shtetërore për Rini (2024-2032). Për më tepër, ata diskutuan bashkarisht mundësitë që plan programet e organizatave rinore dhe planet e veprimit të nivelit lokal të hartohen në përputhje me objektivat e Strategjisë Shtetërore për Rini.
Të rinjtë pjesëmarrës të moshës 16-29, arritën që të mësojnë po ashtu mbi praktikat më të mira të avokimit në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, kështu për të synuar që njejtë të shtyejnë përpara prioritet e të rinjve në komunitetet e tyre.
Nga këto tryeza të rinjtë pjesëmarrës dhanë rekomandime të cilat do të adresohen në konfrencën përmbyllëse të projektit që pritet të mbahet me 10 korrik, ku të njejtat do të ndahen me hisedarët kyç si: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS), DKRS-të, DKA-të, dhe Zyrën e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.