CARE organizoj trajnimin e rradhës në Marketingun Digjital

Gjatë datave 29 maj deri me 2 qershor ,CARE International në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës” po zhvillon trajnimin për Marketingun Digjital i cili po mbahent në Qendrën e Aftësimit Profesional (QAP) në Prishtinë.

Përgjatë 5 ditëve, 13 të rinjë të moshës 15-25 vjeç po marrin njohuri teorike dhe mbi përdorimin praktik të teknikave të marketingut digjital, të mjaftueshme për t’u mundësuar atyre të përdorin teknikat e marketingut digjital në punën e tyre në të ardhmen. Në trajnim ata po përgatiten që të jenë më të aftësuar në krijimin e wefaqeve dhe wordpress-it, publikimin e përmbajtjes dhe administrimin, procesimin e fotografive, krijimin e portofolios, krijimin e llogove, marketing ne rrjete sociale dhe SEO.

Në ditën e martë, pjesëmarrësit patën një vizitë të këndshme nga Drejtoria Rajonale për CARE International Balkans, Sumka Bučan e cila në vizitën e saj në Kosovë ndau me të pranishmit rolin e tyre si të rinjë për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë. Po ashtu, ajo shkurtimisht prezantoj punën që organizata CARE bënë vazhdimisht për të rinjtë dhe me të rinjtë për të përmirësuar pozitën e tyre dhe përfshirjen në të gjitha fushat në shoqëri.

Qëllimi i këtyre trajnimeve është që të rrisë mundësitë e të rinjve për angazhimin ekonomik duke i pajisuar ata me aftësitë më të kërkuara në tregun e punës, kështu për të pasur një qasje më të lehtë në punësim.

Ky trajnim po organizohet në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës” me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian (BE).