CARE International zyra në Kosovë realizoj trajnim tre-ditor për Zhvillimin e Projekt Propozimeve për organizatat joqeveritare

CARE International zyra në Kosovë në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP”, realizoj trajnim tre-ditor për Zhvillimin e Projekt Propozimeve për organizatat joqeveritare të përzgjedhur në listën e ngushtë në Thirrjen për Aplikime: Mbështetje për OJQ-të rinore për nismat që fokusohen në punësimin e të rinjve.

Trajnimi u mbajt në Prishtinë, me 10, 11 dhe 12 janar 2024 me 16 përfaqësues të organizatave joqeveritare nga tetë komunat target të projektit (Deçan, Fushë-Kosovë, Junik, Gjakovë, Pejë, Rahovec, Obiliq, dhe Suharekë). Qëllimi i trajnimit ishte që të rris kapacitetet e organizatave joqeveritare në shkrimin e projekt propozimeve, fuqizimin e njohurive të tyre për zbatimin e projekteve në të ardhmen si dhe rrjetëzimin e organizatave ndërmes tyre.

Pas përfundimit të trajnimit tre-ditor aplikantët do të kenë mundësinë që bazuar në nevojat e thirrjes dhe mësimet e nxjerra nga trajnimi, të mirë shkruajnë projekt propozimet e tyre dhe kështu të rrisin gjasat për përzgjedhjen e tyre për financim.

Thirrja për Aplikime: Mbështetje për OJQ-të rinore për nismat që fokusohen në punësimin e të rinjve po zbatohet si pjesë e skemës së granteve të komponentës të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT), që realizohet si pjesë e projektit KYP me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE) zyra në Kosovë.

Përmes projekt propozimeve që do të përzgjedhen për financim pritet që të krijohen mundësi të drejtpërdrejta për punësimin e të rinjve dhe punë praktike tre-mujore me pagesë në firmat lokale, për të paktën pesë të rinj. Nga kjo thirrje për aplikime do të mbështetën katër organizata joqeveritare përmes nën-granteve me shumën prej € 8,000 secili, me vlerë totale prej € 32,000.

Organizatat joqeveritare të përzgjedhura për mbështetje pritet të nënshkruajnë kontratën për zbatimin e projekt propozimeve me 1 shkurt 2024.