CARE International në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë mbajtur 8 Sesion Informuese për Strategjinë Shtetërore për Rini 2024 – 2032

Në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës” – KYP i cili po zbatohet  nga zyra e CARE International zyra në Kosovë, në bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) kanë zhvilluar tetë sesione informuese në tetë komuna në Republikën e Kosovës.

Sesionet informuese u zhvilluan në koordinim me Drejtoritë e Arsimit në nivelin lokal dhe Drejtorët e shkollave, dhe u mbajtën në Gjimnazin “Ismail Dumoshi” në Obiliq, Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë, Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë, Gjimnazin “Kuvendi i Junikut” në Junik, Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë, Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë, Shkollën e Mesme të Lartë “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec dhe Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Tafil Kasumaj” në Decan.

257 të rinjë nga këto tetë komuna u informuan mbi Strategjinë Shtetërore për Rini 2024 – 2032, po ashtu për herë të parë të njejtit u familjarizuan me “Kartën Evropiane për të Rinjë” – “European Youth Card” dhe përfitimet që kjo kartë do të sjellë për të rinjtë e moshës 15-29 vjec në Kosovë dhe të cilën mund ta shrytëzojnë edhe në vendet Evropiane.

  • Të gjithë të rinjtë e interesuar për të pasur qasje në Strategjinë Shtetërore për Rini 2024 – 2032 mund te klikojnë në vegëzën këtu.
  • Të gjithë të rinjtë e interesuar për të pasur qasje në “European Youth Card” të njejtën mund ta shkarkojnë si aplikacion në telefonët e tyre duke e kërkuar si: “European Youth Card”.  Për më shumë informacione mund të klikojnë në vegëzën: https://eyca.org/

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.