CARE International Balkans mbështet me €40,000 pesë biznese dhe organizata joqeveritare të udhëhequra nga të rinjtë

CARE International Balkans në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës (KYP) të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, po mbështet me 40,000€ pesë biznese dhe organizata joqeveritare të udhëhequra nga të rinjtë

Sot, më 31 tetor 2022, CARE u dha kontrata nëngrantesh në një shumë totale prej €40,000 dy bizneseve dhe tri OJQ-ve të udhëhequra nga të rinjtë.

Pesë aktivitetet sipërmarrëse përfituese të nëngranteve pritet t’i arrijnë rezultatet e mëposhtme:

  • Krijimi i mundësive të drejtpërdrejta për punësimin e të rinjve
  • Realizimi i trajnimeve në vendin e punës për t’i rritur aftësitë menaxheriale të të rinjve të përfshirë
  • Sigurimi i qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së subjekteve të mbështetura (bizneset/OJQ-të e regjistruara).

Pesë përfituesit e përzgjedhur për financim prej €8,000 janë:

  1. Jakova Innovation Center me projektin “STEP UP”
  2. Print Zone SH.P.K. me projektin “Zgjerimi i biznesit me qëllim të punësimit të vajzave”
  3. Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Gjakovës – Handikos Gjakova me projektin “Edhe ne mundemi”
  4. Shqiponjat e Dardanës me projektin “Mbështetje gjithëpërfshirëse për vajzat e reja sipërmarrëse
  5. EEM Group SH.P.K. me projektin “Zyra e kontabilitetit – shërbime financiare, tatimore dhe kontabiliteti”

Nëngrantet shpërndahen nën skemën e Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (FSTP), në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës. Projekti KYP udhëhiqet nga CARE dhe zbatohet bashkë me partnerin lokal SHL – Kosova në kuadër tëprogramit të BE-së Demokracia pjesëmarrëse dhe angazhimi i të rinjve.

Ky projekt po zbatohet me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë.

CARE, nën skemën FSTP në kuadër të projektit KYP, do t’i mbështesë dhe do të ofrojë më shumë mundësi për të rinjtë e moshës 15 – 29 vjeç. Përkatësisht, 15 Veprime lokale që kanë për qëllim përmirësimin e pozitës së të rinjve, me shumë totale prej 15,000; Programet e trajnimit për ngritjen e aftësive të punësimit për 50 të rinj, me shumë totale prej 20,000; dhe Programi i praktikës me pagesë për 50 të rinj, me shumë totale prej 75,000.