BONEVET Peja përfituese e nën-grantit ka arritur që në kuadër të projektit “Edukimi për Punësim” t’i trajnojë dhe përfshijë në programin e punës praktike pesë të rinjë

Organizata BONEVET Peja përfituese e nën-grantit ka arritur që në kuadër të projektit “Edukimi për Punësim” të trajnojë dhe t’i përfshijë në programin e punës praktike pesë të rinjë nga qyteti i Pejës.

Përgjatë zbatimit të projektit, organizata ka arritur që të ofroj trajnime të vazhdueshme në Dizajnin Grafik, Trajnimi për 3D Dizajn & 3D Printing, Trajnimi për CNC & Laser, kështu duke i përgatitur të rinjtë në dy  industri specifike, atë të Marketingut Digjital dhe Printim si dhe Sektorin e Prodhimit dhe Dizajnimit të Mobileve.

BONEVET Peja ka arritur që përmes projektit jo vetëm të zhvilloj tek këta të rinjë kapacitete përkatese po ashtu ka kontribuar në zhvillimin a aftësive të buta, me qëllim të përshtatjes më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.

Ne ju ftojmë që të njiheni me eksperiencën e tyre gjatë punës praktike në periudhën prill-qershor 2024 në bizneset lokale në Pejë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.