Rrjeti i Grave “Qeliza” Gjakovë ka përfunduar zbatimin e projektit “E ardhmja e Vajzave në Marketingun Digjital”

Për një periudhë pesë mujore, duke filluar nga muaji shkurt 2024, Rrjeti i Grave “Qeliza” Gjakovë si përfituese e nën-granteve nga Mbështetja Financiare për Palët e Treta e projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” ka arritur që të zbatoj projektin “E ardhmja e vajzave në Marketingun Digjital” në komunën e Gjakovës.

Qëllimi i projektit ishte që të rrisë punësimin e grave të reja në fushën dinamike të marketingut digjital duke realizuar punëtori për rritjen e kapaciteteve që fokusohen në fushën e SEO-së, krijimin e përmbajtjes dhe marketingun në mediat sociale; zhvillimin e programeve të praktikës në kompanitë e marketingut digjital kështu duke i’u ofruar grave të reja praktikën në punë; si dhe sfidën e marketingut digjital.

   

Përgjatë pesë muajve, organizata Rrjeti i Grave “Qeliza” Gjakovë ka arritur që pesë vajzave të moshës 18-29 vjec të ju përforcoj shkathtësitë e tyre në Marketingun Digjital, zhvillim të kontentit. Të pesë vajzat kanë arritur që të vazhdojnë punën praktike tre-mujore me pagesë në bizneset përkatëse, ku njëra prej tyre ka arritur që të vazhdoj punësimin e rregulltë.

Misioni i Rrjetit të Grave “Qeliza” Gjakovë është që të sigurojë mbështetje për gratë në qëllimet e tyre për të zgjeruar rolin e tyre duke dhënë kontribut domethënës në shoqëri. Ato janë të dedikuara në fuqizimin e grave duke promovuar pjesëmarrjen e tyre aktive në shoqëri duke avokuar për të drejtat e tyre sociale dhe politike përmes aktivizmit qytetarë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës  – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.