Përfituesi i nën-granteve, organizata joqeveritare Instituti për Zhvillim dhe Integrim ka përmbyllur projektin “Aktivizimi i të Rinjve përmes Praktikës në Punë”

Organizata joqeveritare Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI) për një periudhe pesë mujore ka zbatuar projektin “Aktivizimi i të Rinjve përmes Praktikës në Punë” duke arritur që të ofroj trajnim dy-ditore për 13 të rinjë nga komuna e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe Prishtinës. Po ashtu, për një periudhë tre-mujore pesë prej tyre kanë përfituar nga programi i punës praktike me pagesë.

Përgjatë trajnimit të rinjtë përfitues kanë arritur që të  zhvillojnë shkathtësitë e buta në këto module: “Çka është CV-ja?”, “Gabimet e para”, “Letra motivuese”, “Si të përgatitemi për një intervistë pune”, “Si ta prezantoj veten në një intervistë?” ,”10 aftësitë kryesore të komunikimit”, “Cilat janë 5 aftësitë e empatisë?”, “Inteligjenca emocionale”, “Zgjidhja e konflikteve – Negocimi – Aftësitë dëgjuese”, “Qëndrim pozitiv”, “Punë ekipore – Aftësitë e lidershipit”, “Fleksibiliteti –  Mendimi kritik Menaxhimi i kohës”.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte që të ndihmojë te rinjtë nga zonat rurale të zhvillojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në shkathtësitë e buta, duke përfshirë komunikimin efektiv, menaxhimin e kohës, dhe zgjidhjen e problemeve. Kjo i ka bërë ata më konkurruese në tregun e punës duke ju hapur mundësi të reja për punësim.

Pas përfundimit të punës praktike tre-mujore, nga pesë të rinjtë e angazhuar, dy prej tyre kanë vazhduar punësimin e tyre me orar të plotë. Praktikantët që janë punësuar janë:

  1. Shkurte Bajrami, komuna e Fushë Kosovës, 29 vjeç, Edukatore në Kopshtin “Edu Kids”; dhe
  2. Blerina Mehani, komuna Obiliqit, 30 vjeç, Edukatore në Kopshtin “Nina”.

Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI) është organizatë e themeluar në vitin 2012, misioni i IZHI-it është që përmes trajnimeve profesionale  dhe hulumtimeve të ndryshme në fushën e ndërmarrësisë, dhe fushave tjera  të edukimit jo formal të kontribuoj në avancimin, integrimin dhe zhvillimin  e  gjithëmbarshëm  të shoqërisë.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.