Fondacioni BONEVET Peja suksesshëm ka përmbyllur projektin “Edukimi për Punësim”

Nën-grantmarrësi Fondacioni BONEVET Peja ka realizuar projektin “Edukimi për Punësim” nga 1 shkurti deri me 30 qershor 2024 me mbështetje financiare në vlerë prej 8,000 EUR.

Qëllimi i projektit “Edukimi për Punësim” ishte që të ofrojë program të edukimit dhe zhvillimit praktik, cilësor dhe që është relevant me kërkesat e tregut të punës për të rinjtë në Kosovë. Në këtë mënyrë ka mundësuar që përfituesit të lidhen me lehtë me tregun e punës. Përmes këtij projekti gjithsej 15 të rinjë nga rajoni i Pejës kanë përfituar trajnime profesionale në fushën e dizajnit grafik, CNC & Laser, trajnimi për 3D Dizajn & 3D Printim.

Të rinjtë, përpos trajnimeve që kanë marrë nga trajnerët e BONEVET Peja, pesë prej tyre kanë kryer praktikë në kompani të ndryshme. Kjo u ka mundësuar atyre të shohin nga afër se si realizohet një kërkesë për klientin dhe bashkëpunimi me ta. Praktikantët që kanë vazhduar punën pas programit të praktikës janë:

  1. Adelina Medunjanin, Pejë, 22 vjeçe, Grafik Dizajn, “PRO Print SHPK”; dhe
  2. Erion Shala, Pejë, 25 vjeç, Operator me CNC, “Enter Studio”.

Projekti me CARE International i ka ndihmuar BONEVET Peja që të ofrojë trajnime profesionale pa pagesë si dhe të ofrojë punë praktike në kompani të ndryshme. Me këtë rast, BONEVET Peja, përmes projektit, ka arritur të njoftojë qytetarët e komunës së Pejës për trajnimet profesionale që ofron. Gjithashtu, personat me profesione të ndryshme kanë ligjëruar në BONEVET Peja, duke rritur interesimin e të rinjve për trajnimet profesionale që ofrohen aty. Nga ana financiare, BONEVET Peja ka arritur të ketë në portofolin e saj një projekt me CARE International, ku kryesisht buxheti ka qenë i dedikuar për pagat e stafit që kanë kontribuar në realizimin e projektit, për praktikantët që kanë kryer praktikën në kompani të ndryshme, si dhe për blerjen e materialeve për trajnimet që janë ofruar nga projekti.

Fondacioni BONEVET Peja është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, e cila funksionon si institucion arsimor joformal, për fëmijë dhe të rinjë. Është një ambient edukimi dhe zhvillimi i pajisur me teknologji moderne dhe me kurrikulat arsimore për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë (STEAM) dhe hapësira krijuese të punës të krijuara me kujdes që mundësojnë zbulimin dhe zhvillimin e aftësive tek të rinjët.

Misioni i BONEVET Peja është të fuqizojë dhe të mbështesë të rinjtë në të kthyerit e ideve të tyre në realitet, zhvillimin e tyre si ndërmarrës krijues dhe qasjen në tregun e punës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.