Fondacioni Akademia e Animacionit ka realizuar projektin “Programi i Edukimit: Akademia e Animacionit”

Fondacioni Akademia e Animacionit si përfitues i mbështetjes financiar nga CARE International përmes projektit pesë-mujor “Programi i Edukimit: Akademia e Animacionit” ka arritur që të angazhoj pesë të rinjë dhe të reja në programin e punës praktike me pagesë. Për më tepër, përgjatë periudhës së zbatimit të projektit, Akademia e Animacionit ka realizuar disa trajnime për ngritjen e kapaciteteve profesionale për të rinjtë nga rajoni i Pejës.

Në përgjithësi, target grupi i projektit ishte i përqendruar në të rinjtë dhe animatorët në Kosovë që janë të interesuar në fushën e animacionit dhe industrisë kreative, duke përfshirë të gjitha grupmoshat  15-29 vjec dhe institucionet e arsimit të lartë që kanë lidhje me këtë fushë. Përgjatë projektit, është arritur që të realizohet “Programi për Profesionistë i Akademisë së Animacionit” në Prishtinë dhe Pejë, nisëm e cila ka ofruar trajnime profesionale në fushën e animacionit për të rinjtë që synojnë të kenë karrierë në industrinë e animacionit. Më tutje, janë organizuar “Programe të Klubit të Animacionit” që kishin qëllim të krijojnë një platformë për profesionistët e industrisë së animacionit për të eksploruar një film frymëzues dhe për të ndarë përvojat e tyre pas shfaqjes.

Ndërsa përmes një eventi rrjetëzues mes kompanive dhe të rinjve të interesuar për të ndjekur programin e praktikes u realizua ngjarja e rrjetëzimit & “Matchmaking” për Programin e Praktikës. Nga programi i praktikës tre-mujore, njëri prej praktikantëve ka vazhduar punësimin e rregulltë në kompaninë përkatëse.

Nga ky projekt, është arritur që të përfitojnë 47 të rinjë dhe të reja nga programet profesionale edukative.

Akademia e Animacionit është i vetmi program në Kosovë që ofron arsim të specializuar në animacion. Ajo ka rreth 6 vjet përvojë në organizimin dhe zbatimin e programeve të edukimit në fushën e animacionit, me gjashtë gjenerata dhe 60 studentë që kanë përfunduar me sukses programin. Ajo në të kaluarën ka ndarë burimet me organizatën Anibar që ka një përvojë 15 vjeçare dhe një portfolio të pasur në fushën e animacionit. Ndërsa nga viti 2023 Akademia e Animacionit është themeluar ndaras nga organizata Anibar duke qenë që programi dhe potenciali i Akademisë është rritur gjatë viteve të fundit, dhe vepron në mënyrë plotësisht të pavarur me të gjitha resurset njerëzore dhe financiare.

Akademia e Animacionit synon të vazhdojë të ofrojë arsim falas për të rinjtë e pasionuar të përkushtuar ndaj animacionit, duke iu përmbajtur një qasjeje që vlerëson dhe stimulon artikulimin e zërave të ndjeshëm individualë, pavarësisht nga prejardhja e tyre. Për më tepër, fushëveprimi i tij përfshin aktivitete që synojnë edukimin, fuqizimin dhe promovimin e prodhimit të animacionit në Kosovë përmes mjeteve të ndryshme dhe profesionit të animatorëve, krijimin e një komuniteti formal të animatorëve dhe forcimin e Akademisë për të siguruar qëndrueshmëri dhe konkurrencë ndërkombëtare.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP që zbatohet nga CARE International zyra në Kosovë, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropiane (BE) zyra në Kosovë.